Connect with us

Lajme

Eksekutimi i të riut në mes të autostradës Tiranë-Durrës, Policia: Po kërkojmë autorët 

Publikuar

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me atentatin e kësaj mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës saktësisht përballë DHL ku mbeti i vdekur një 35-vjeçar.

I riu është qëlluar nga një mjet tjetër në lëvizje në mes të autostradës Tiranë-Durrës ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës. Policia thotë se kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve si dhe po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë. Nga informacionet paraprake duket se kemi të bëjmë me një atentat të mirfilltë ndërsa pritet identifikimi i viktimës. Ky i fundit mësohet se ndodhej i vetëm në makinë. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK