Kulturë
E jashtëzakonshme. Florian Marku i pamposhtur! Fiton duelin në raundin e katërt me KO

Florian Marku ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij britanik, Chris Jenkins. Marku është futur në ring për të mbrojtur titullin e tij IBF International për kategorinë e peshave të lehta ndaj boksierit britanik.
Breshëri grushtesh e Markut në fillimin e raundit të katërt dhe detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.