Lajme
E fundit: Legalizohet Hashashi

Kryeministri Edi Rama doli të enjten për të prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar.
Ashtu siç pritej, këto rezultate i kanë shkuar për shtat interesave të Edi Ramës.
Mbi të gjitha spikat fakti se shqiptarët e duan në shumicë legalizimin e kanabisit, sipas Ramës. Edhe pse duhej të ishte një këshillim kombëtar, Rama tha se do nisë menjëherë legalizimin e drogës, duke shtuar se ajo do rrisë ekonominë.
Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Ç’ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet”, tha Rama.

















