Connect with us

Lajme

Detektivët po e ndiqnin! Arrestohet në aeroport partneri i Rihanna-s, ASAP Rocky

Publikuar

SHBA– Reperi ASAP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers është arrestuar. Faqja “Tmz” raporton se reperi i cili është në pritje për tu bërë baba nga artistja Rihanna është pritur në aeroportin në Barbados nga disa agjentë të cilët i kanë vënë pranga. Gjithashtu sipas faqes së lajmeve, akuzat kanë të bëjnë me të shtëna me armë që ndodhën nëntorin e kaluar, ku dyshohet se protagonist ishte ASAP Rocky.

Burime thanë për “Tmz” se më 6 nëntor 2021, Rocky dyshohet se ka qëlluar tre ose katër herë në drejtim të një personi që ka mbetur i plagosur në dorë. Por nuk dihet se ku ka ndodhur kjo apo arsyeja e të shtënave.

Pas arrestimit, detektivët e policisë së Los Anxhelosit kontrolluan një shtëpi që i përkiste reperit duke kërkuar prova në lidhje me rastin. Sipas burimeve, detektivët e kanë mbajtur artistin nën vëzhgim prej disa kohësh dhe kanë ndjekur kthimin e tij nga Barbados.

(A.B)/Dosja.al

The post Detektivët po e ndiqnin! Arrestohet në aeroport partneri i Rihanna-s, ASAP Rocky appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK