Lajme
Del rezultati! Shpallet fituesi për kreun e PD-së së Shkodrës

SHKODËR– Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Demorkatike, Dega Shkodër, u mbyll mbrëmjen e kaluar. Pas numërimit të fletëve të votimit, ndërmjet 6 kandidaturave, Kryetar i PD Shkodër u shpall, Gjenarin Kapcari me 47% të votave.
Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:
Arbër Lushaj, 629 vota
Elvis Deda, 54 vota
Gjenarin Kapçari: 792 vota (kreu i ri)
Vildana Gushata, 171 vota

Ai ka falenderuar demokratët për votën që i besuan. Në një prononcim për mediat, Kapçari tha se tashmë ishte koha për të punuar mbi bashkimine partisë Demokratike dhe për t’u përgatitur lidhur me Kuvendin që pritet të mbahet në datën 30 Prill ashtu siç është paralajmëruar nga Komisioni Rithemelimit.
‘Falë anëtarëve të partisë Demokratike unë fitova ndaj kandidatëve të tjerë. Gara ishte tepër e nugshtë. Duke filluar nga nesër do të fillojmë përgatitjet për kuvendin e 30 prillit. Kemi shumë punë përpara. Qëllimi është bashkimi i PD. Nëse nuk bashkohemi nuk vijmë në pushtet.’- tha ai.
Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhje në 9 degë të PD. Mustafa Pashja u shpall futues i garës për Peqinin me 50.6% të votave. Kryetar i PD-së në Mirditë u shpall Albert Mëlyshi me 56% të votave. Kryetar i PD, Devoll u shpallet Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave. Në Dega 7 në Tiranë ndërmjet 4 kandidaturave fitoi Avni Tobli me 46% të votave. PD-në e Vaut të Dejës do ta drejtojë Benard Ndreca me 69% të votave. Gramshi shpalli kryetar ndërmjet 5 kandidaturave Kodhel Cala me 38.5% të votave. Kryetar i PD në Korçë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, Devis Osmani me 48% të votave. Në Malësinë e Madhe procesi u anulua pasi njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit pas akuzave për parregullsi në proces.
(a.b)/dosja.al
The post Del rezultati! Shpallet fituesi për kreun e PD-së së Shkodrës appeared first on Dosja AL.




















