Connect with us

Lajme

Deklarata shokuese e analistit të njohur Yuri Kimin: Ka në axhendë përçarjen e …

Publikuar

Analisti Andi Bushati e cilëson “provokim” takimin që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pasur këtë të martë me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Bushati gjatë emisionit “Shock” në Euronews Albania u tregua i ashpër, duke thënë se znj. Kim po ndjek një kurs për përçarjen e PD-së. “Nuk ka asnjë dyshim që znj. Kim është futur në një agjendë të përçarjes së opozitës dhe PD-së”, tha Bushati duke iu referuar deklaratave të ambasadores kundër Berishës.

Sipas tij, znj. Kim ‘e humbi këtë bast’ pasi Berisha pas shpalljes ‘non grata’ ka dalë edhe më i fortë politikisht.

“Për mua kjo është ambasadorja më e dështuar që Uashingtoni ka sjellë në Shqipëri, jo në raport me ne por në raport me eprorët që i kanë caktuar detyrat. DASH e shpalli ‘non grata’ Berishën dhe në vend që ta varrosi e ka ngritur Berishën”, u shpreh analisti.

Bushati tha se znj. Kim ka si “qëllim t’i shërbejë regjimit të Edi Ramës” duke shtuar se qëndrimi i saj është i njëjtë si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.