Lajme
Çim Peka bën deklaratën bombë, vendi mund të destabilizohet …

Cin Peka ka qenë i ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, gazetari Çim Peka ka komentuar vendimet e Thesarit për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e Ora Neës Ylli Ndroqi.
Peka ka thënë se Alibeaj është i shantazhueshëm sepse vëllai i tij sipas deputetit Spartak Braho është kapur në video duke paguar për liçensën e noterit. Sipas Pekës Edi Rama po i përdor Basha-Alibeaj për të pasur nje PD të përçarë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në 2023.
Rama do ti vjedhë edhe siglën PD, Edi Ramës nuk i mjaftojnë deputët nongrata për të vjedhur zgjedhjet sepse tani përball nuk ka një deputet të shantazhueshëm si Basha por ka tjetër njeri, por tani duhet me patjetër që dhe kandidatët e opozitës ti caktojë ai vetë dhe për këtë i nevojitet Alibeaj Bardhi dhe të tjerët.
Përveç kësaj Peka paralajmëroi Ramën se nuk është më në krye Basha që shuante çdo protestë, por janë tjerë forca opozitare dhe që kjo lëvizje e Ramë dhe grupit Basha-Alibeaj për ti marrë demokratëve siglën e PD është vija e kuqe për këtë qeveri dhe ambasadoren yuri kim. Në qoftë se zoti Rama është i gatshëm të provokojë demokratët dhe nuk është i shqetsuar për destabilitet ai duhet ti bëjë llogaritë mirë nuk ka më përballë Lulzim Bashën një Peng që e përdorte si zgjarrfikës sa herë kishte protesta, ai ka përballë dikë tjetër një opozitë të pa kapur dhe të pa shantazhueshme, në qoftë se Rama dhe Kim duan destabilitet byjrym ktu jan por llogaritë duhet ti bëjnë mirë.

















