Connect with us

Lajme

Bllokohet rruga e Arbrit, bie propaganda e qeverisë …

Publikuar

Prej më shumë se 1 ore, Rruga e Arbrit është bllokuar, për shkak të shembjes së një masivi të madh disa metra para tunelit të Murizit.

‘Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor  Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm. Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj. Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të  orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër’, – thuhet në një njoftim të Policisë së Dibrës. 
Ndërtimi i tunelit të ri të Murrizit do t’i ngarkojë një faturë prej 20 milionë eurosh shtesë kontratës së Rrugës së Arbrit, ndërsa qeveria dhe kompania janë në diskutime se kush duhet të mbajë përgjegjësi për këto kosto. Problemet me tunelin do të shtyjnë edhe përfundimin e rrugës në fund të gushtit, edhe pse sipas kontratës rruga duhet të përfundonte në fillim të marsit.

NA NDIQ NË FACEBOOK