Lajme
Berisha tregon pengun e tij: “Nuk ja fal vetes, ja kërkova dhe Bashës, por nuk më dëgjoi”

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme në një studio televizive ka treguar gabimin e tij më të madh, i cili ishte vendimi për rikthimin në PD kaq vonë. Ai shprehet se këtë vedim duhet ta kishte marrë jo sivjet, por 5 vite më parë.
“Gabimi më i madh i imi ishte se këtë vendim që mora në vitin 2022, duhet ta kisha marrë në vitin 2017. Sepse unë kam patur shtytje të shumta nga miq të sinqertë, të cilët nuk e bënin për karrierën e Berishës, por interesat e PD-së dhe të vendit.
Kur unë i kërkova në vitin 2017 që të jepte dorëheqjen dhe më tha jo, isha i sigurt që Basha nuk do të jepte dorëheqje edhe po të humbnim zgjedhjet e radhës”, deklaroi Berisha.
Kur u pyet nëse ka rivalë për kreun e PD-së, Berisha u përgjigj: “Kam 8-9 vite që nuk kisha bërë takime publike. Askush nuk duhet të ketë kompleks për të garuar kundër meje. Unë i kam ndjekur të gjitha tezat naive, si kulti i individit. Por, një njeri që nuk ka patur asnjë pushtet përveç atij moral dhe trashëgimisë së tij, kjo është normale.



















