Lajme
Berisha merr drejtimin e PD

Komisioni i Rithemelimit të PD është mbledhur në selinë blu.
I pranishëm në këtë mbledhje është edhe lideri historik demokrat, Sali Berisha i cili ka drejtuar punimet e këtij takimi. Berisha ka çelur takimin me fjalën e tij. Kjo lëvizje e Berishës shihet dhe si një kundërpërgjigje në distancë ndaj ambasadores Kim që dje deklaroj që nuk njeh vendimin e gjykatës por njeh kryetar Alibeajn.
Takimi vjen pasi Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin që i njeh këtij komisioni të drejtën për të udhëhequr PD-në.
Ndërkohë në vendim thuhet se gjykata ka bërë verifikim të thelluar edhe për delegatët e Kuvendit të 11 dhjetorit, i pranuar tashmë edhe juridikisht.
Takimi në fjalë vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, ku kryefjalë është e ardhmja e PD-së.

















