Connect with us

Lajme

Berisha jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë demokratët 

Publikuar

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha uroi kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban për fitoren e mandatit të katërt.

Fitore e shkëlqyer e kryeministrit Victor Orban! 

Miq, dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Hungari, kryeministri Victor Orban dhe partia e tij Fidesz arritën një fitore spektakolare. Ata morën 53.1% të votave kundrejt koalicionit të majtë dhe ekstrem të djathtë, të cilët morën 35% të votave.

Me këtë fitore të shkëlqyer dhe historike, Viktor Orban merr mandatin e katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë, shpërblim ky i suksesit të madh të reformave  të tij të gjithanshme. Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë te kryeministri Victor Orban dhe partia e tij miqtë më të mirë të këtyre 30 viteve ndaj dhe ju ftoj të dashur miq t’i përcjellim Kryeministrit Orban dhe partisë së tij simotër e PDSH, urimet më të përzemërta për këtë fitore historike për Hungarinë!” 

NA NDIQ NË FACEBOOK