TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj qeverisë dhe diplomatëve të huaj në vendin tonë, duke pretenduar se po ushtrojnë presion lidhur me çështjen e dosjes së Statutit të PD në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në një prononcim për mediat, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës, sipas së cilit po bën presion në gjykata së bashku me ambasadorët, ndërsa shtoi se të gjithë pretendimin e tij e bazon në dy akuza, ndërsa shton se nuk do të ngurrojë që të nxjerrë edhe provat. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Berisha la të kuptohet se bëhet fjalë për ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Po ashtu, 8 orë pas mbledhjes, Sali Berisha ka njoftuar se nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet brenda partisë. Sipas tij, procesi që po zhvillohet është gjithëpërfshirës dhe nuk përjashton askënd. Ndaj për të nuk ka asnjë mundësi për hapa pas. Po ashtu, Berisha ka adresuar edhe përplasjet brenda mbledhjes me Enkelejd Alibeajn.
Berisha: Unë e njoftova se pushon së pasuri besimin për të qenë në krye të grupit të PD. Kjo e mërziti shumë, por realitetet janë jo të ëmbla. Deputetët me përgjegjësi absolute, hodhën poshtë çdo përpjekje për manipulimin e mendimit.



















