Connect with us

Lajme

Basha nuk heq dorë nga kreu i PD ja lëvizja e rradhës …

Publikuar

Deputeti i PD Lulzim Basha 9 vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës si kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen. Por, pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga kjo vendimmarrje dhe dinamika e zhvillimeve ka marrë tjetër rrjedhë në selinë e PD dhe përfaqësuesve të saj, Lulzim Basha e quan veten ende kryetar të PD në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, statusi i tij në Facebook, Instagram dhe Twitter mbetet i pandryshuar, duke e shfaqur publikisht akoma si kreu i Partisë Demokratike.

Edhe në faqen zyrtare te Pd.al nuk është përditësuar asgjë. Janë të njëjtat organe si para dorëheqjes së Lulzim Bashës, njoftimet e këtij të fundit, dhe gjithçka tjetër që i përket epokës “Basha”.

Berisha është shprehur se ky tranzicion zgjat deri në fund të prillit atëherë kur të mblidhet Kuvendi dhe të zgjedhe organet e reja drejtuese, Këshillin Kombëtar, Kryesinë dhe lidershipin. Zgjedhjet për kryetarin përmes parimit “një anëtar një vote” do të bëhen në një kohë të dytë.

Deri atëherë PD-në do ta shoqërojë një situatë absurde ku secila palë pretendon se është PD-ja e vërtetë që duhet t’i referohemi. Njëra pakicë që e quan palën tjetër si një “grup pushtuesish” që nuk do të zgjasin shumë në seli dhe tjetra që thotë se ata janë PD-ja me vendim gjykate që mirëpret edhe “pakicën” në selinë e PD.

NA NDIQ NË FACEBOOK