Lajme
Basha mungon në selinë blu, por jo në terren, takimet me demokratët (Zonat)

LEZHË– Lulzim Basha ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike, por nuk i ka ndaluar takimet me demokratët. Sot, ai është ndalur në Lezhë ku është ulur në tryezë me demokratët e kësaj zone. Në fjalën që ka mbajtur, Basha është shprehur se qëllimi i tij është që të afrojë më shumë demokratët që pas përçarjes së tyre dhe krijimit të grupit të Rithemelimit.
Që pas largimit të Bashës nga posti i kreut të PD-së, ai ka zhvilluar takime me disa grupe demokratësh. Në fund të muajit mars, Basha u takua me demokratët e degës nr. 2 në Tiranë. Më pas u ndal në Rrogozhinë. Krah tij në këtë zonë ishte gjithashtu edhe kryetari i degës së PD, Ferdinand Saraçi, i cili kandidoi në zgjedhjet e pjesshme lokale. Në Rrogozhinë, PD-ja e drejtuar nga Basha doli forcë e dytë, ndryshe nga pesë qytetet e tjera ku ishte e fundit.


Pas Rrogozhinës, ish-kryedemokrati është ndalur në Shkodër e Berat. Dje u ndal në Fier, ku krah tij ndodhej edhe Agron Kapllanaj, njeriu që komandoi në krye të demokratëve të kësaj zone pas largimit të Luan Baçit. Në selinë blu, Basha nuk është parë më. Ai ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e grupit parlamentar.
(F.m/dosja.al)
The post Basha mungon në selinë blu, por jo në terren, takimet me demokratët (Zonat) appeared first on Dosja AL.



















