Connect with us

Religjion

Ata të cilët falin namaz,por shkojnë edhe në diskotekë!

Publikuar

U shoqërova me disa të rinj në kohët e fundit, dhe duke folur me ta, mësova se shumë prej tyre po planifikonin të shkonin në një koncert të një grupi muzikor nga Serbia në javën e ardhshme. Kjo pak më befasoi, sepse këta ishin djem dhe vajza të cilët falin namaz, por u përpoqa ta kuptoja moshën e tyre dhe pafuqinë e tyre për t’i rezistuar ndikimit të shoqërisë.

Atëherë u thashë atyre:

“Ata prej jush të cilët do të shkojnë, le ta dinë se kjo nuk është një çështje për t’u krenuar. Meleku në krahun e djathtë me siguri nuk do t’ju shkruajë asgjë, por për atë në krahun e majtë nuk jam i sigurtë. Pranone se kjo nuk është vepër për ndonjë krenari, andaj nëse nuk mund t’i rezistoni, atëherë së paku mos u mburrni me të! Mos vendosni fotografi nga ai vend, mos jini pa ndjenja! Pranoni vetes se prej saj nuk ka dobi, madje edhe nëse nuk keni forcë për të mos shkuar.

Por edhe ata të cilët nuk do të shkojnë, duhet ta pyesin veten, çka është puna me imanin e tyre, nëse për ta nuk ka rëndësi që shokët dhe miqtë e tyre po shkojnë atje ku shejtani nuk i ndalon për të shkuar. Pejgamberi ynë (savs) na mëson se imani më i dobët është të urresh me zemër, kurse nëse nuk e ke as atë, atëherë ku është imani!?

Besimtari nuk mund të jetë indiferent!”

Pas kësaj, nga pjesa e pasme një djalë si i turpëruar më pyeti:

“Po nëse ne shkojmë atje, dhe nuk bëjmë asgjë të keqe, nuk pimë, nuk bëjmë prostitucion, nëse shkojmë vetëm për të dëgjuar muzikë, a edhe kjo është e keqe?”

Atëherë, unë u thashë atyre:

“Në suren el-Kehf, Allahu i Plotfuqishëm e ka përmendur një qen në tregimin për disa të rinj, edhepse nuk ka asnjë rol të veçantë. Ai thjesht e përmend atë. Qenin. Pse? Pasiqë ai ishte me një shoqëri të ndershme, ai e meritoi që deri në Ditën e Gjykimit të përmendët në Kuran!

Mos mendoni se nëse shkoni në një vend ku veprohet, flitet dhe shikohet haram, qoftë edhe nëse nuk bëni asgjë, e që ndoshta nuk do t’ju përfshijë zemërimi i Allahut! Allahu e kupton moshën tuaj, por edhe ju duhet ta kuptoni se duhet t’i bindeni Atij dhe jo shejtanit!”

Amar Bashiq, hfz.

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK