Lajme
Aliu: Promovohet platforma digjitale për trajnim dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme profesionale

Avancimi i arsimit të mesëm profesional është në lidhje të drejtpërdrejt me sigurimin e mësimdhënësve kompetentë, të cilët do të shpërblehen vazhdimisht. Për atë është krijuar platforma INOVET të cilën po promovojmë sot, e cila do të shërbejë si bazë digjitale për mësimdhënësit në zhvillimin e tyre profesional, do t`iu mundësojë që mësimdhënësit t’i që informacionet për trajnime kurse t’i marrin në një vend për avancim profesionale dhe të mund t`i realizojnë ato online. Njëkohësisht, përmes bibliotekës-e, mësimdhënësit kanë qasje në materialet për avancim profesional, si dhe do të mund të komunikojnë edhe me njëri-tjetrin dhe t’i ndajnë përvojat dhe instruksionet.
Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në ngjarjen e sotme kushtuar digjitalizimit të arsimit të mesëm profesional të organizuar nga Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional dhe projekti “Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E @ mk” i financuar nga Ambasada e Zvicrës, në të cilën ishin të prezantuara më tepër arritje në lidhje me avancimin e arsimit të mesëm profesional dhe aktivitete të realizuara për promovimin dhe tërheqjen e më shumë nxënësve.
“Me shfrytëzimin e përfitimeve të këtyre mjeteve digjitale që deri më tani nuk kanë ekzistuar tek ne, mësimdhënësit do të avancohen vazhdimisht në punën e tyre, ndërsa nga ana tjetër do të kontribuojnë në avancimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional, sepse edhe më tej ato janë hallka më e rëndësishme në këtë proces dhe në bartjen e njohurive te nxënësit”, tha Aliu.
Në ngjarjen promovuese morën pjesë edhe drejtori i Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional Sherif Miftari, përfaqësues të projektit zviceran Arsim për punësim të Maqedonisë së Veriut (E4E @ mk), si dhe drejtorë dhe mësimdhënës nga numri më i madh i shkollave të mesme profesionale.
Duke folur për rëndësinë e digjitalizimit në arsimin dhe trajnimin profesional, drejtori Miftari tha se Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional në periudhën e kaluar përveç që punonte në vendosjen e platformës inovet.edu.mk, gjithashtu është përkushtuar edhe në programin për siguri dhe shëndet gjatë punës, në trajnimet digjitale të mësimdhënësve, praktika feriale, të mësuarit përmes punës dhe proceset e orientimit. Ai bëri promovin e trajnuesve të rinj mentorë në kompani, vendi i të cilëve në procesin e trajnimit praktik të nxënësve në kompanitë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Pjesëmarrësit në këtë ngjarje iu fokusuan konkursit të ri për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, i cili tanimë është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në mediet e shkruara, ndërsa ku theksi sërish është futur te arsimi i mesëm profesional dhe paralelet duale të cilat formohen në bashkëpunim me sektorin privat.
“Edhe këtë herë politikën e regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023 e krijuam përmes dialogut social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” i cili rezultoi me hapjen e rreth 223 paraleleve duale. Ku evidente është përparimi që kemi arritur. Kjo është dyfishi i vitit të kalur, sepse në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur 97 paralele. Ndërsa t’iu rikujtoj se më parë ishin vetëm 11 paralele. Kjo do të thotë se këtë vit kemi numër rekord të kompanive që kanë shprehur interes dhe do të jenë pjesë e realizimit të mësimit praktik për nxënësit. Ato janë të shënuara në konkurs”, tha Aliu, duke u bë thirrje nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme që të mendojnë mirë për zgjedhjen dhe siç tha ai, të udhëhiqen në përputhje me bindjet personale, afinitetet dhe predispozitat, por gjithmonë të kenë parasysh informacionin për atë se cili lloj i arsimit u përshtatet cilat vende të punës janë atraktive dhe ofrohen në tregun e punës.
The post Aliu: Promovohet platforma digjitale për trajnim dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme profesionale appeared first on InfoShqip.com.















