Lajme
Ali Ahmeti dhe Dimitar Apasiev dalin të barabartë në anketën e fundit, pëlqehen njëlloj nga qytetarët me vetëm 3%

Në anketën më re të IPSO, vërehet një përafrim i madh mes BDI dhe ASH, me një dallim prej vetëm 0.6 për qind, ndërsa dy partitë opozitare shqiptare ASH dhe Besa së bashku janë bindshëm para partisë shqiptare në pushtet.
Por ajo çfarë është interesante në këtë anketë që është publikuar së fundmi, në pyetjen se cilin nga liderët politik përkrahin më së shumti qytetarët, përkrahjen më të madhe politikë e ka Hristijan Mickovski me 9% i ndjekur nga presidenti Stevo Pendarovski 6%, dhe pastaj vjen kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski me 4%.
Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetari i partisë E Majta Dimitar Apasiev dalin të barabartë me vetëm 3%. /InfoShqip.com
The post Ali Ahmeti dhe Dimitar Apasiev dalin të barabartë në anketën e fundit, pëlqehen njëlloj nga qytetarët me vetëm 3% appeared first on InfoShqip.com.
















