Lajme
Aktivisti i LVV: Aliu të rinjtë i sheh me sytë e çobanit, si qingja për t’i konsumuar e dele për t’i qethur

Bekim Qoku aktivisti dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes nga Maqedonia e Veriut ka reaguar lidhur me deklaratën e liderit Ali Ahmeti i cili tha se kush largohet nga vendi nuk është patriot, shkruan InfoShqip.
Në vazhdim fjalët e Bekim Qokut:
“Duhet të jesh vërtet i lig e cinik sa t’u bësh apel të rinjve që të mos ikin nga vendi më i palumtur dhe më i pa perspektive i Evropës.
Ali Ahmetit, me delirin e tij prej pushtetari afatgjatë, trupat e të rinjve i duhen thjesht dhe vetëm për egon dhe dobinë e tij politike. Ai të rinjtë i sheh me sytë e çobanit, si qingja për t’i konsumuar e dele për t’i qethur.” përfundon ai./InfoShqip.com
The post Aktivisti i LVV: Aliu të rinjtë i sheh me sytë e çobanit, si qingja për t’i konsumuar e dele për t’i qethur appeared first on InfoShqip.com.
















