Lajme
10-vjeçarja po luante me vajzat e tij, burri në Kuçovë kryen veprime të turpshme me të

KUÇOVË– Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kuçovës pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një të miture. Deri më tani mësohet se i prangosuri Tomorr Hima, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10-vjeçare, e cila ishte duke luajtur në shtëpinë e tij me vajzat e tij. Ka qenë babai i 10-vjeçares, personi që ka shkuar dhe ka bërë denoncim në Polici për 46-vjeçarin, i cili menjëherë ka përfunduar në pranga.

Njoftimi i policisë:
Kuçovë/ Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.
(k.m/dosja.al)
The post 10-vjeçarja po luante me vajzat e tij, burri në Kuçovë kryen veprime të turpshme me të appeared first on Dosja AL.



















