Connect with us

Lajme

Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike

Publikuar

Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit. Ato zjarre kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës. Kjo situatë është e papranueshme, pasi përvec dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërperjen e energjisë elektirke për mijëra konsumatorë. Ekipet tona kanë qënë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla. Apelojmë te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderheshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike.

NA NDIQ NË FACEBOOK