Connect with us

Lajme

VIDEO/ Rama paralajmëron të tjera arrestime: Mësohuni ti besoni, do shikoni shumë më tepër

Publikuar

Kryeministri Edi Rama paralajmëron të tjera arrestime, përtej atij që pritet për Alqi Bllakon. Në një moment, teksa fliste lidhur me hetimet e SPAK lidhur me inceneratorët, Rama tha “mësohuni t’i besoni këto se do shikoni shumë më tepër akoma!”.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Kryeministrit ka lidhje me arrestimet e pritshme lidhur me inceneratorët, duke pasur parasysh faktin se deri më tani SPAK ka urdhëruar ndalimet e disa personave lidhur me djegësin e Elbasanit dhe Fierit, por jo për Tiranën.

Opozita ka akuzuar disa nga njerëzit e tij më të afërt, si Sekretarin e Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakun Erion Veliaj apo zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK