Connect with us

Lajme

VIDEO/ 9 humbje jete nga bombardimet në Kharkiv, Zelensky: Ishte krim lufte

Publikuar

Bombat shënjestruan qytetin e dytë më të rëndësishëm, pas Kievit, atë të Kharkiv, dhe nëntë persona, ndër to tre fëmijë, mbetën të vrarë.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të incidentit të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA). Në videot e postuara duken pasojat e sulmit.

Presidenti Zelensky ka reaguar pas sulmit me raketa në Kharkiv duke e përshkruar bombardimin si krim lufte dhe tha se kishte dëshmi të dëshmitarëve okularë se civilët ishin bombarduar qëllimisht.

“Ishte qartë një krim lufte. Ai është qytet paqësor. Është zonë banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se ishte një shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”, tha ai.

Ndërtesa e bombarduar ndodhet në “Sheshin e Lirisë”, sheshin kryesor të Kharkiv.

NA NDIQ NË FACEBOOK