Connect with us

Religjion

Vajza sapo kishte blerë një telefon të shtrenjtë

Publikuar

Babai i saj e pyeti:Cila ishte gjëja e parë që bëre kur bleve telefonin?

Vajza tha:I ngjita ekranit të celularit një mbrojtës kundër gërvishtjeve dhe bleva një këllëf për të mbrojtur telefonin nga çdo dëmtim.

Babai e pyeti përsëri:A të detyroi dikush ta bësh këtë?

Vajza u përgjigj :Jo.

Babai e pyeti përsëri:A nuk mendon se kjo punë që bëre ishte mungesë respekti ndaj kompanisë që prodhoi telefonin?

Vajza u përgjigj:Jo babi; Përkundrazi, rekomandohet mbajtja e celularit me këllëf dhe mbrojtës ekrani, siç shkruhet në manualin e përdorimit që kompania jep me celularin.

Babai e pyeti përsëri:A ishte celulari i keq dhe i pavlerë që e more nën mbrojtje?

Vajza u përgjigj:Jo, përkundrazi, e bëra sepse nuk doja që ai të dëmtohej dhe të zhvlerësohej.

Babai e pyeti përsëri:A nuk u shëmtua pasi mbulove celularin me këllëf dhe mbrojtës ekrani?

Vajza i tha:“Nuk mendoj se është shëmtuar, por edhe nëse është e shëmtuar, ia vlen të mbrohet”.

Babai e shikoi me dashuri fytyrën e vajzës së tij dhe tha vetëm këtë:”Kështu është edhe mbulesa që ke bija ime”

Me fjalë të tjera, është për të mbrojtur atë që është e vlefshme, tha ai.

Përshtati: Ardit Hoxhllaku

NA NDIQ NË FACEBOOK