Bota
“Ushtria jonë u mposht”/ Kryebashkiaku i qytetit ukrainas: Nuk ka më persona të armatosur! S’bëjmë më rezistencë

Gjithashtu ai thotë se ushtria është larguar nga ky qytet pasi është mposhtur.
“Ne nuk kemi ushtri në qytet. Ushtria është mundur. Ushtria ukrainase duhej të tërhiqej, kështu që nuk kishte armë. Ata janë tërhequr drejt Nikolaevit,” tha ai.
Ai bëri edhe një apel për ndihmë humanitare, duke thënë se “prodhimi, infrastruktura kritike është pezulluar. Qyteti është pa energji dhe pa ujë.”
Kolykhaiev tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të marrë ndihma në qytet sepse e vetmja mënyrë për të marrë ndihma është nëpërmjet Krimesë nga pala ruse
“Pra, rusët duan të dërgojnë ndihmën e tyre humanitare, por banorët e Khersonit po e refuzojnë atë. Sepse ata janë patriotë dhe nuk duan ndihmë nga rusët. Ata kërkojnë ndihmë nga ukrainasit. Pra, ne nuk po marrim ndihmë humanitare për momentin”, tha ai.
















