Connect with us

Lajme

Tentoi të vidhte në shtëpitë e braktisura, kapet dhe lidhet në shtyllë hajduti në Ukrainë

Publikuar

Civilët që ende po jetojnë në qytetet e Ukrainës po i vendosin vetë dënimet e tyre ndaj atyre që po kapen duke vjedhur derisa furnizimet po bien me rrethimin e ushtrisë ruse ndaj tyre, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

Një mashkull u kap duke vjedhur në shtëpitë e braktisura nga popullata e tmerruar si pasojë e luftës me Rusinë.

Hajduti, që duket të jetë një i ri, u fotografua teksa qëndronte i lidhur për një shtylle afër një pike të karburanteve në Kiev pas kapjes nga banorët lokalë.

Pantollonat e tij janë ulur deri në gjunjë, teksa banorët e zonës e kanë vendosur aty si shembull ndaj të tjerëve.

Një veturë e policisë shihet afër, por nuk dihet nëse gjendet aty për ta liruar ose për t’ia rritur dënimin pas aktit të tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK