Connect with us

Lajme

Takimet me Putinin: A do t’iu lyp VV’ja kërkim-faljen edhe Bidenit, Bushit, Merkelit, Macronit, Erdoganit, Mbretëreshës Elizabetë, Kolinda Grabarit etj.

Publikuar

Në nëntorin e vitit 2018, në Paris, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati takuar shkurtimisht Vladimir Putinin e Rusisë.

Pas 4 vjetësh, kur ka filluar agresioni rus në Ukrainë, Vetëvendosje po i kërkon Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën kishte udhëhequr gjatë Thaçi, që të kërkojë falje për ‘takimin me kriminelin e luftës (Putin)”.

Në kohën kur Thaçi ishte takuar me Putinin, ky i fundit nuk konsiderohej kriminel lufte dhe në Paris, përveç Thaçit e patën takuar shumë udhëheqës botërorë.

Me fillimin e agresionit rus në shtetin e pavarur të Ukrainës, Vladimir Putin edhe zyrtarisht nga e gjithë bota demokratike po cilësohet si ‘kriminel lufte’, term i përdorur edhe nga presidenti amerikan, z.Joe Biden.

A do t’ju kërkojë Vetëvendosja kërkim-faljen edhe ish-presidentit Trump, ish-presidentit Bush, ish-presidentes Kolinda Grabar Kitaroviq, ish-kancelares Merkel, kryeministrit kanadez Trudeau, ish kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Mbretëreshës Elizabetë etj? Mbetet të shihet…

 

NA NDIQ NË FACEBOOK