Connect with us

Bota

“S’kemi nevojë të marrim leje nga askush”, Erdogan mbështet hapur anëtarësimin e Kosovës në NATO

Publikuar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan ka thënë se ky shtet do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmëm asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështjetje. Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët
Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”./Gazeta Express/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK