Connect with us

Lajme

Shenja në dy gjuhë në uniformat e policisë

Publikuar

më

Në Shkup dhe në komunat në të cilat ka të paktën 20 për qind të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase, shenjat në uniformat e policisë do të shënohen në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin dhe shkruajnë të paktën 20 për qind e popullatës.

Dekreti për uniformën dhe shenjat në uniformat e policisë është miratuar sonte në mbledhjen e Qeverisë.

“Ky Dekret është miratuar në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku sipas nenit 8 paragrafi (3) është konfirmuar se uniformat e policisë në Shkup dhe në komunat në të cilat të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.

Dekreti hyn në fuqi ditën e tetë nga publikimi në “Gazetën Zyrtare”, ndërsa do të fillojë të zbatohet brenda një viti që nga dita e hyrjes në fuqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK