Connect with us

Lajme

Rritja e çmimeve në vend, Berisha: Ja çfarë do bëja po të isha kryeministër

Publikuar

Lideri historik i PD Sali Berisha ka folur në lidhje me protestat të cilat po mbahen në vend në lidhje me rritjen e çmimeve.

Berisha në një intervistë për News 24 tha se çmimet u rritën si në asnjë vend të Europës ndërsa për paketën e rezistencës sociale të prezantuar nga Rama tha se ishte cinike.

Ndër të tjera Berisha tha se nëse do të ishte në krye të shtetit ai do të hiqte TVSH-në për energjinë.

Sali Berisha: E kam parë si reagimin më të ligjshëm ndaj një spekulimi të pashembullt, pasojë e mungesës së shtetit ligjor. Hijet e luftës kanë pasur ndikim në çmime, por në asnjë vend nuk ka patur protesta për faktin e vetëm se çdo qeveri e kujdesshme ka qenë mburojë për qytetarët.

Në Shqipëri çmimet njohën rritje si në asnjë vend tjetër të Europës, çmimi i naftës tejkaloi nivelet. Qeveria bëhet zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh. Paketa e qeverisë është cinizëm.

Të gjitha vendet po japin ndihma ndaj qytetarëve me paketet e tyre. Shteti për këtë është, të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët.

Me 30 mijë lekë të vjetëra nuk ndërhyn asgjë. Unë do të hiqja TVSH-në për energjinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK