Connect with us

Lajme

Rritja e çmimeve, hulumtimi i fundit: 33.2% e qytetarëve e fajsojnë Qeverinë Kurti dhe jo vetëm tregtarët

Publikuar

Qytetarët e Kosovës e kanë fajsuar edhe Qeverinë Kurti për shtrejtimin e produkteve dhe jo vetëm tregtarët në vend, shkruan Gazeta Periskopi.

Për rritjen e çmimeve në Kosovë, më së shumti përgjegjës janë tregtarët në bazë të një hulumtimi publik të bërë nga PIPOS me 1050 respodentë, të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova.

36.5 për qind e respodentëve kanë thënë se për rritjen e çmimeve përgjegjës janë tregtarët.

33.2 për qind e tyre, përgjegjës për rritjen e çmimeve e shohin qeverinë.

13.3 për qind e qytetarëve të anketuar thonë se rritja e çmimeve është përgjegjësi e qeverive të mëparshme të Kosovës.

Ndërsa, 13.2 për qind e të anketuarve thonë se rritja e çmimeve është thjeshtë çështje botërore në të cilën askush në Kosovë nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Kurse, ata që janë përgjigjur me “nuk e di/refuzoj” janë 3.8 për qind e të anketuarve. /PERISKOPI

 

NA NDIQ NË FACEBOOK