Connect with us

Lajme

Rritja e çmimeve, akademiku Fuga: Pshurrini, provojeni 1 muaj dhe të shohim kush dorëzohet

Publikuar

Akademiku Artan Fuga ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me rritjen e çmimeve në vend, ndërsa ka një apel për konsumatorët, që të reagojnë ndaj atyre që i konsideron si spekulantë.

“Unë pshurr çmimet ! (ky është slogani) e ngritura artificialisht!

Refuzoj të konsumoj përtej minimumit jetik. Derisa grosistët dhe tregtarët a të tjerët që na shesin ta kuptojnë se ngritjen e shpenzimeve nuk mund ta hedhin mbi ne konsumatorët duke ruajtur të papaprekur fitimin e tyre!”, shkruan Fuga në postimin e tij.

Në vijim ai shprehet “një muaj dhe shohim se kush dorëzohet më parë, ne si konsumatorë apo tregtarët grosistë!”

“Pshurr në fitimet spekulative që gjithë barrën e hedhin te ne!”, e mbyll Fuga postimin.

Postimi nga Artan Fuga

Si të rrezistoj si qytetar duke ulur konsumin

Unë pshurr çmimet ! (ky është slogani) e ngritura artificialisht!

Refuzoj të konsumoj përtej minimumit jetik. Derisa grosistët dhe tregtarët a të tjerët që na shesin ta kuptojnë se ngritjen e shpenzimeve nuk mund ta hedhin mbi ne konsumatorët duke ruajtur të papaprekur fitimin e tyre!

– Ha më pak, bën mirë dhe për shëndetin
– Blej aq sasi produkti sa të jetë i barabartë me shpenzimin që bëja më parë për po atë produkt.
– Nuk do të shkoj as në kafene as restorante ku ngrejnë çmime
– Stop varavingove me makinë
– Eskursione në natyrë me bukë me vete
– Stop blerjeve që mund të shtyhen për disa javë a muaj
– Blej vetëm te shitësit që i shoh se kanë më pak të ardhura, ta zemë në pazar fshatar, etj.
– Negocioj me shitësin çdo çmim që më duket i ngritur artificialisht krahasuar me më parë
– Stop blerjeve për estetikë, kënaqësi, dhe luks
– Evitoj blerjet e produkteve të përpunuara që mund t’i përgatis në shtëpi nga produkte bazë (miell, sheqer, etj)
– Shkoj te ushqimi i shëndetshëm zarzavate, fruta, etj. në sasi minimale

Një muaj dhe shohim se kush dorëzohet më parë, ne si konsumatorë apo tregtarët grosistë!

Pshurr në fitimet spekulative që gjithë barrën e hedhin te ne!

NA NDIQ NË FACEBOOK