Connect with us

Lajme

Qytetari i kërkon të ndërhyjë qeveria në tregun e karburanteve, Rama: Po çmimin e energjisë ta rrisim?

Publikuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht lidhur me rritjen drastike të çmimit të karburantit në vend. Nafta sot tregtohej me 230 lekë për litër, shifër kjo më e lartë se shumë nga vendet europiane, edhe pse kanë një nivel ekonomik dhe të ardhura shumë herë më të larta se shqiptarët.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur komentit të një qytetari në rrjetin social, i cili i kërkon të marrë masa, si ajo e heqjes së taksës së karburantit, ndërsa i kujton çmimet në vendet e rajonit.

Rama ndër të tjera, përgjigjet se Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit dhe në vendin tonë kjo taksë është brenda çmimit.

Kryeministri i kujton qytetarit gjithashtu, luftën, ndërsa thotë se duhet shtrënguar dhembët e ecur përpara.

“Po energjinë elektrike ta rrisim siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajmë pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka një fije logjike e gjitha dhe po e përsëris edhe tjetrën, Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit qe ne e kemi në çmim! Por mbi të gjitha është kohë lufte prej vërteti, prandaj duhen shtrënguar dhembet e ecur përpara, duke i lënë për ca me vonë ankesat sikur asgjë s’ka ndodhur!’, shkruan Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK