Connect with us

Shëndetësi

Qytetarët tani mund të informohen për vaksinën kundër COVID-19 në barnatore

Published

on

Nga kjo javë, qytetarët e Kosovës mund të marrin informacionet rreth vaksinës kundër COVID-19 në barnatoret e tyre më të afërta.

Rreth 1000 farmacistë, në të gjitha regjionet e vendit, janë trajnuar me të dhëna të detajuara për vaksinën kundër COVID-19, këshilla për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve dhe formën më të mirë të komunikimit me pacientë.

Barnatoret, që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre, kanë edhe emblemën “Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistët”.

Ky trajnim është realizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, përkrahur nga UNICEF-i në Kosovë në partneritet me USAID-in.

NA NDIQ NË FACEBOOK