Lajme
Qendra “Akabe” përfundon me sukses trajnimin “Të folurit në publik”

Qendra për edukim “Akabe” në Shkup, ka njoftuar se pasditën e kësaj të premte ka përfunduar me sukses trajnimin “Të folurit në publik”.
Trajnues në këtë trajnim kanë qenë Enis Batijari, Nexhibe Emini, Bashkim Jakupi dhe gazetari Zekirija Mexhiti të cilët kane dhënë maksimumin nga vetja qe ky trajnim te del sa më i frytshem dhe profesional.
Në mbarimin e këtij programi u bë edhe shpërndarja e çertifikatave për pjesëmarësit dhe mirënjohjet për trajnuesit.
Gjithashtu me rastin e përfundimit të këtij projekti Qendra Akabe për të pranishmit organizoi një koktej.
“Shfrytëzojmë rastin ta falenderojmë Komunën e Çairit që na mundësoi ta shfrytëzojmë sallën e Kuvendit Komunal, me ç’rast ngjarja finale u organizua në hapësira të përshtatshme për trajnimin në fjalë”, thuhet në njoftimin e qendërs Akabe.

















