Connect with us

Lajme

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Meta-Ramës: Të ulet nafta, mirato paketa ndihme

Publikuar

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas protestës masive kundër rritjes së çmimit të naftës dhe i ka bërë thirrje Edi Ramës që të dëgjojë zërin e qytetarëve.

Duke i’u referuar vendeve të rajonit, të cilat kanë miratuar paketa ndihme ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta, në postimin e tij në Faceook, Meta thekson se qeveria duhet të ulë çmimin e naftës dhe të miratojë paketa ndihme për këto familje edhe në vendin tonë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

✅ Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

✅ Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.

✅ Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.

✅ Kroacia heq akcizën e naftës.

❌ Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:

? Për uljen e çmimit të karburanteve;

? Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI! ??

NA NDIQ NË FACEBOOK