Connect with us

Lajme

​Protesta e tretë me radhë kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri

Publikuar

Protesta në disa qytete të Shqipërisë kundër rritjes së çmimeve po vazhdojnë edhe sonte.

Protestuesit në Tiranë fillimisht janë bledhur para kryeministrisë dhe kanë vazhduar të lëvizin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ata po shkojnë drejt sheshit Skënderbej, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera ata duket se po ndjekin një itinerar ndryshe nga dy ditët e mëparshme.

Po ashtu, protestuesit nuk kanë bllokuar ndonjë rrugë akoma sot, dhe përballë tyre ka një prezencë të shtuar të policisë dhe FNSH-së.

Ndërkohë, protesta sot po mbahen edhe në Bulqizë, Lezhë, Durrës, Lushnje, Shkodër, Korçë

NA NDIQ NË FACEBOOK