Connect with us

Lajme

Projektligj në Kuvend për uljen e çmimit të karburanteve: Të pezullohet taksa e qarkullimit dhe e karbonit

Publikuar

Deputeti i LSI Petrit Vasili ka paraqitur në Kuvend një projektligj që synon uljen e çmimit të karburanteve në vend.

Referuar dokumenteve të publikuara, Vasili kërkon që “deri më 31 Dhjetor 2022, të përjashtohen nga pagesa taksa e qarkullimit për benzinën, gazolin, si dhe për benzinën dhe gazolin që gjenden në hidrokarbure dhe taksa e karbonit për benzinën dhe për gazolin, si dhe për benzinën dhe gazolin që gjenden në hidrokarbure”.

Në relacionin shpjegues, Vasili thotë se objektivi i kësaj nisme ligjore është zbutja e efekteve të rënda ekonomike, mbi buxhetet familjare dhe të bizneseve si pasojë e rritjes drastike të çmimit të karburanteve dhe lëndëve djegëse.

Në komentin në FB, që shoqëron dokumentet, ai shkruan:

“Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve! Kam kërkuar pezullimin e pagesës se Taksës se Qarkullimit dhe Taksës se Karbonit. Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike. Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare. Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot”.

Këtë të Mërkurë, çmimi i naftës në vend arriti një tjetër rekord historik, duke u tregtuar me mbi 250 Lekë për Litër në pikat e furnizimit të automjeteve.

Një protestë u zhvillua në Shkodër kundër rritjes së çmimeve, ndërsa në orën 5 pasdite, një protestë është paralajmëruar në kryeqytet, para kryeministrisë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke u shprehur se rritjet e çmimeve janë efekteve të luftës në Ukrainë.

Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi një paketë masash me qëllim uljen e çmimit të karburanteve dhe akuzoi për spekulantë në treg.

NA NDIQ NË FACEBOOK