Lajme
Prishtinë: Policia, Zjarrfikësit, nxënësit filloristë lirohen nga pagesa e biletës në autobusët e verdhë

Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tani edhe Policia, Zjarrfikësit e nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të lirohen nga pagesa e biletave në autobusët e Trafikut Urban.
“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban. Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e sotme.























