Connect with us

Lajme

Porti i Durrësit në “dorë” të arabëve dhe privatëve, Pirro Vengu tender 700 mijë euro për t’ua pastruar

Publikuar

Nga Boldnews.al

Porti i Durrësit është kthyer në një tjetër aferë, e ngjashme me inceneratorët. Shteti shqiptar ka dhënë me koncesion disa shërbime si terminalin e pasagjerëve apo me “qira” terminalin e kontenierëve.

Atje ka para për të gjithë, ndërkohë paralelisht po bëhen disa tendera që Porti i Durrësit – i mallrave, të zhvendoset në zonën e Porto Romanos.

Janë shpenzuar miliona euro për konsulenca apo bërje rruge, me qëllim që t’i hapet “rruga” arabëve për ta shndërruar portin aktual në turistik. Madje një zonë turistike me pallate dhe qendra tregtare, duke e kthyer në një vend që pëlqehet nga investitorët.

Në këmbim të investimit 2 miliardë euro, Shqipëria po bën marrëveshje me arabët, për ti falur truallin. Ende nuk ka një ndarje pjese apo torte se çfarë përfiton Shqipëria nga ky investim, megjithatë kanë filluar edhe aludimet dhe akuzat e para.

PD-ja e Bashës akuzon Ramën për lidhje me firma të caktuara. PD-ja e Berishës akuzon PD-në e Bashës se pas arabëve fshihet “kunati”. Dhe, më të fituarit nga kjo situatë, janë Pirro Vengu, drejtor i APD-së dhe Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës. Këta të fundit po vijojnë që të bëjnë tendera të njëpasnjëshëm, edhe pse Porti i Durrësit i ka kaluar arabëve.

Faksimile: APD-ja ka hapur tender 3-vjeçar për pastrim, me vlerë 700 mijë euro

Por, a ka dijeni Pirro Vengu se Porti i Durrësit i ka kaluar arabëve dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi? Natyrisht, arabët janë të dera, por Vengu nuk i ka parë!

Ai ka hapur një tender me objekt “pastrimi i ambienteve të jashtme të APD-së për 3 vite”. Po, e lexuat mirë për 3 vite! Vite në të cilat Porti i Durrësit do të kthehet në një kantier të madh. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, fondi i këtij tenderi është 69.803.172 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 700 mijë euro.

Pra, nga njëra anë arabët bëjnë “pis” ambientin dhe nga ana tjetër Pirro Vengu me fshesë në dorë duke ua pastruar. Por, në kurriz të taksapaguesve, të cilëve pavarësisht se trualli i portit po u merret, po paguajnë që edhe t’u pastrohet!

Në foto: Harta e Portit të Durrësit, ambienti o së cilës do të pastrohet

Në dokumentet shoqëruese të tenderit është edhe një hartë se çfarë do të pastrohet. Sipas hartës, do të pastrohet i gjithë porti. Përfshirë Terminalin e Pasagjerëve, i cili administrohet nga një koncesionar. Do të pastrohet Terminali i Kontenierëve, i dhënë me qira një firme private. Gjithashtu, do të pastrohet edhe vendi ku depozitojnë metalet firmat e mëdha apo porti i peshkimit. Të gjitha që menaxhohen nga privatët. Por, në hartë është edhe zona ku arabët do të fillojnë që të bëjnë ndërtime. Nisur nga shërbimet apo marrëveshjet, Pirro Vengu ka vetëm çelësat e kashtës, pasi të gjitha shërbimet i kanë privatët. Por, për t’ua lehtësuar punën privatëve, Pirrua shpenzon plot 700 mijë euro që t’u pastrojë vendin!

Maqedoni50 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri1 hour ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota5 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota5 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni6 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme7 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi8 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK