Lajme
Populli ‘ia tregon vendin’ shefit të kabinetit të Kurtit, ky i fundit fajësoi qeveritë e kaluara në rastin e ngritjes së çmimeve

Shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi ka fajësuar qeverisjet 20 vjeçare për hypjen e çmimit të vajit.
Këtë reagim z. Dalipi e bëri pas vizitës së shefit të tij, Albin Kurti, në një vizitë që pati në një fabrikë për prodhimin e vajit, ku çështje diskutimi ishte çmimi i këtij produkti, përcjell Periskopi.
“Nje gazetare e pyeti pronarin e fabrikes sa e shet vajin. Ai u pergjigj “2.10”. Ne markete cmimi giithandej i njejte: 3.49 euro. Nuk eshte koha qe ne nje krize nderkombetare, ne nje shtet te varfer qe sapo ka fillu me u cliru nga keqeverisja e ketij 20-vjecarit te fundit, tregtaret me pakice te synojne SUPER-PROFIT ne kurriz te qytetareve”, shkroi sot, Dalipi në Facebook.
Megjithatë, në këtë status të shefit të kabinetetit qeveritar populli nuk hezitoi “t’ia tregoj vendin” këtij të fundit duke ia bërë me dije që ti “ndalin llafet e të veprojnë”.
Më poshtë keni disa nga komentet e bëra nga populli në statusin e z. Dalipi.







Kujtojmë se çmimet e produkteve në përgjithësi kanë shkuar ‘në hava’ dhe nuk ka ende ndonjë veprim që Qeveria ka ndërmarrë në lidhje me këtë.
Populli duket mjaft i frustruar dhe në ‘panik’ në të njëjtën kohë!/PERISKOPI/





















