Connect with us

Lajme

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në 15:00/ Më shumë votues në Dibër dhe Vorë, Shkodra dhe Durrësi të fundit

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot në 6 bashki të vendit.

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja është 24.66% në total.

Pjesëmarrja më e lartë vijon të jetë në Dibër me 35.13%, pasur nga Vora me 31.89%.

Më pas, vjen Lushnja me 28.67%, ndjekur nga Rrogozhia me 27%.

Dy bashkitë ku deri tani pjesëmarrja është më e ulët, janë Shkodra me 21.79% dhe Durrësi me 20.36%.

NA NDIQ NË FACEBOOK