Lajme
Pas ndërtimit të objektit shumë katesh, çahen muret e Xhamisë

Xhamia KADËRIE në lagjen e Muhaxherëve të Prishtinës ka filluar të ketë dëmtime prej kohës prej kur ka filluar një ndërtim shumë katesh bri saj, shkruan Periskopi.
Objekti i xhamisë që ndodhet më pak se një kilometër larg qendrës së Prishtinës është ndërtim kryesisht i ri.
Para pak viteve minarja e sajë ka qenë e barazuar më kulmet e shtëpive të vogla që i ka pasur përreth. Sot minarja shihet veç nga afër për shkak që në katër vitet e fundit është rrethuar më banesa shumë katesh.
Një nga godinat që është në ndërtim e sipër është afruar deri afër themeleve të saj.

Periskopi ka mësuar se pas vendosjes së pilotëve të ndërtesës, xhamia ka filluar të ketë disa dëmtime, që mund të jenë shkaktuar nga dridhjet e tokës gjatë ndërtimit.
Të premten, Periskopi nuk u lejua që të bëjë fotografi brenda korridorit të xhamisë dhe brenda ambienteve në katin e dytë, në pjesët ku janë qarë muret.
Disa të qara vërehen edhe në murin e jashtëm, në ballë të objektit, dhe në pllakat e oborrit.

Përfaqësuesit e Xhamisë KADËRIE nuk kanë dashur as të prononcohen me arsyetimin se imami ndodhët në pushim mjekësorë.
Gjatë ditës së premten, redaksia nuk ka marr përgjigje as nga Këshilli i Bashkisë Islame të Prishtinës, lidhur më dëmtimin që ka pësuar objekti. /PERISKOPI





















