Lajme
Pamje brenda kampit të refugjatëve ukrainas në Poloni

Fotografitë shfaqin skenat brenda qendrës ku pranohen refugjatët në Korczowa, vend i cili ndodhet në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë, raporton Sky News.
Një grup i madh i refugjatëve ukrainas, janë parë ulur në dyshemenë dhe shtretërit e ndërtesës brenda kampit, pasi që kanë lënë shtëpitë e tyre nga agresioni rus.
Është thënë se të paktën 1.3 milion ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre në drejtim të vendeve fqinje që prej kur ka filluar konflikti me 24 shkurt, dhe gjysma e të cileve janë në Poloni.























