Religjion
“O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet…

“O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!” (Jusuf, 101)
Pasi që Zoti i dha gjithçka që njerëzit dëshirojnë në këtë botë: Pasuri, pushtet, reputacion, famë, dashurinë e njerëzve,…. Allahu na tregon se çfarë kërkoi Jusufi a.s. nga Ai: “… Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!.
Asgjë nuk mund të krahasohet me mirësinë e fesë, andaj fokusohu që qëllimi yt të jetë lidhja me krijuesin.
Mesazhe kuranore
A. D. Islampress























