Connect with us

Lajme

Nis fundi i epokës Basha? Hiqen dyert e blinduara në PD (FOTO)

Publikuar

Mbrëmjen e sotme ka nisur heqja e dyerve të blinduara nga selia e Partisë Demokratike, të cilat u vendosën para protestës së 8 janarit.

Ndërkohë janë hequr edhe logot e selisë blu që “veshën” nga jashtë xhamat e godinës pasi ish-kryetari Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve.

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ta zhbëjë këtë vendim, një ditë pasi Gjykata regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha.

Ky vendim nënkupton shkarkim të strukturave drejtuese të PD, ndryshim të logos e vulës dhe drejtim të PD nga Komisioni i Rithemelimit.

Megjithatë palët nuk bien dakord. Kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se partia nuk mund të drejtohet nga një non grata duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha, pak minuta pasi ky i fundit konfirmoi kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë.