Connect with us

Lajme

Nafta ulet sërish/ Sot, pritet protestë masive para kryeministrisë

Publikuar

më

Për të dytën ditë radhazi, çmimet e naftës në vend janë ulur. Këtë të Shtunë çmimet kanë rënë deri në 10 lekë për Litër, duke u shitur në pikat e furnizimit të karburanteve me 215 – 220 Lekë për Litër.

Ulja e çmimit të naftës vjen pas tre ditëve protesta në disa qytete në vend, duke konfirmuar dyshimet se më shumë se çmimi i bursave, rritja e çmimit në vend është bërë nga spekulantë.

Pavarësisht protestave, qeveria nuk ka pranuar heqjen e taksave mbi naftën, që llogariten rreth 100 lekë për Litër, por ka marrë përsipër vendosjen e çmimit në bashkëpunim me tregtarët.

Edi Rama njoftoi dje ngritjen e një Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit – një ent me përfaqësues të bizneseve të tregtimit të naftës dhe qeverisë – që siç shpjegoi kryeministri, do të bëjë transparencë dhe do të vendosë një çmim të unifikuar në treg. Në një reagim këtë të Shtunë, ai shkroi në FB “çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve”.

Ekspertë të fushës megjithatë, janë treguar skeptikë për nismën.

Parashikimet janë të zymta edhe për të ardhmen, me çmimet në vend që vijojnë të rriten, nga produktet ushqimore e deri te mallrat e tjerë. Ndërkohë që këtë të Shtunë në orën 10:00 një protestë masivë pritet para kryeministrisë.

/BN/

Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK