Connect with us

Lajme

MSH publikon bilancin: 1 humbje jete e 69 raste të reja në 24 orët e fundit

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë.

Po ashtu, MSH shprehet se janë regjistruar në orët e fundit, 69 raste të reja.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 14

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1046

Testime totale 1,772,991

Raste pozitive 273,387

Raste të shëruara 269,399

Raste Aktive 497

Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 234

Fier 68

Vlorë 66

Gjirokastër 32

Elbasan 19

Berat 16

Shkodër 15

Korçë 10

Kukës 13

Durrës 13

Dibër 6

Lezhë 5