Connect with us

Lajme

“Lulin e kanë peng”, ironia e Palokës: Asnjëherë nuk ka humbur, pasuritë i janë shtuar

Publikuar

Deputeti Edi Paloka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Lulyim Basha është peng, ndaj nuk e jep dot dorëheqjen.

Paloka ironizon deklaratat e fundit të Bashës, duke thënë se ai po tregohet i sinqertë kur thotë se nuk ka humbur asnjëherë, pasi pasuritë e tij janë shtuar.

Postimi nga Edi Paloka

Sinqeriteti i L.B

Dy herë, me dy deklarata të tij së fundmi, L.B është treguar vërtetë i sinqertë!

Deklaroi se “nuk ka humbur asnjëherë” !

Shumë e vërtetë, ai nuk ka humbur asnjëherë, përkundrazi pas çdo humbjeje të PD atij i janë shtuar pasuritë. Ata që kanë humbur kanë qenë demokratët.

Tani deklaron se është gati të bëj cdo gjë që ka në dorë, por jo dorëheqjen që i kerkon grupi i tij. Kjo për arsyen e thjeshtë se doreheqjen nuk e ka në dore ai, po ata që e mbajnë peng!

Por as PD as demokratet nuk mund të mbeten peng i tij. Tani rruga për tu ndjekur dihet. Secili bën zgjedhjen e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK