Connect with us

Lajme

Kush është “first Lady” e Ukrainës, gruaja e bukur Olena Zelenska

Publikuar

më

Ka një figurë shumë diskrete, është gjithnjë në krah të bashkëshortit të saj dhe po konsiderohet si një prej heroinave e Ukrainës përballë sulmit rus.

Olena Zelenska, 44 vjeç, është bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensku dhe ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë, së bashku me fëmijët Aleksandra, 17 vjeç dhe Kiril, 9 vjeç, duke u fshehur në një bunker sekret, nga ku vijon mbështetjen për popullin e saj.

Ashtu si i shoqi, edhe Olena ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar atë që po ndodh pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

Prej së premtes së kaluar, ajo poston rregullisht foto e ngjarje në profilin e saj në Instagram, i cili ka tejkaluar mbi 2 milionë ndjekës.

“Jam Olena Zelenski, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensku. Jemi martuar në vitin 2003. Në vitin 2004 lindi vajza jonë dhe në vitin 2013 lindi djali. Jam shkrimtare dhe arkitekte. Dhe jam nën kërcënim për vrasje nga zoti Putin”, është një prej postimeve të saj këto ditë.

Megjithatë, Olena vijon të mbështesë popullin e saj. “Nuk jam nga ato që më kap paniku dhe të filloj të qaj. Do të jem gjithnjë e qetë dhe me besim. Fëmijët e mi janë pranë meje dhe do të qëndroj pranë tyre dhe bashkëshortit tim. Por, jam edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”.

Në një tjetër postim në rrjete sociale, Olena shkruan: “Ukrainasit e mi të dashur! Ju shoh të gjithëve. Në televizion, në rrugë, në internet. Shoh videot dhe postimet tuaja. E dini? Jeni të mrekullueshëm. Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend”!

“Gruaja e Parë” e Ukrainës ka lindur në vitin 1978 në Krivi Rih, një qytet rreth 130 kilometra në jug-perëndim të Dnipros. Ka studiuar arkitekturë në universitetin e qytetit të saj të lindjes dhe më tej ka bërë specializim për regjisore.

Në Universitet ka njohur edhe Volodymirin, i cili në atë kohë ishte student për drejtësi. Olena ka bashkëthemeluar një shtëpi prodhimi, të quajtur “Studio Kvartal 95” dhe ka shkruar skenarin për spektakle e filma të ndryshëm që janë transmetuar në televizionet vendase.

“First Lady” është gjithashtu një prej personave më me ndikim në Ukrainë. Ajo ka shkruar disa prej skeçeve të treguara nga bashkëshorti i saj, kur ky i fundit ishte ende aktor komik, para se të përfshihej në politikë.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, e cila i dedikoi kopertinën në vitin 2019, Olena deklaroi: “Preferoj të qëndroj pas kuintave. Burri im është gjithnjë në linjë të parë, ndërsa unë ndihem më mirë në hije. Nuk më pëlqen të tregoj barsoleta. Nuk është në karakterin tim. Por, megjithatë, e di se kur duhet të ndërhyj për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik për çështje të rëndësishme”. /Pergatiti Boldnews.al/

Maqedoni5 minutes ago

Mickoski në Bruksel: Integrimi evropian dhe reformat në fokus të takimit me Gert Jan Koopman

Lajme21 minutes ago

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Lajme25 minutes ago

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion dhe detajet e ankandit publik

Maqedoni36 minutes ago

Shtetasi maqedonas arrestohet në Beograd: Dyshohet se qëlloi me armë ndaj ish-liderit të tifozëve të Partizanit

Shqipëri36 minutes ago

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kosovë45 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë1 hour ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota1 hour ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Lajme1 hour ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Kosovë1 hour ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Maqedoni3 hours ago

Përplasje mes fqinjëve në Bit-Pazar: 35-vjeçarja denoncon se u sulmua nga dy gra

Shqipëri3 hours ago

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

NA NDIQ NË FACEBOOK