Connect with us

Lajme

Kryemadhi: Rama e Basha, promotorët e ndikimit rus në Shqipëri

Publikuar

më

“Edi Rama dhe Lulzim Basha janë dy nga promotorët më të mëdhenj të ndikimit rus në Shqipëri”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në emisionin ‘Pushteti’ në Fax News.

Kryemadhi renditi të gjitha veprimet politike që Lulzim Basha ka bërë duke rrezikuar demokracinë në Shqipëri dhe rritur ndikimin rus në vendin tonë. Sipas saj, Lulzim Basha së bashku me Edi Ramën kanë bërë sipas Kryemadhit që 90% e ushqimeve bazë në Shqipëri të importohen nga Serbia duke rritur ndikimin e Serbisë por dhe të Rusisë në vendin tonë.

“Për mua edhe çështja Muzin, çështja e parave ruse, nuk është thjesht një thashethem që ne në atë kohë e quanim thashethem. Sepse në këndvështrimin tonë, jo çdo gjë që thuhet në media është e vërtetë.

Por gjërat duhen parë me fakte dhe duhen vërtetuar. Implikimi i zotit Basha për defaktorizimin e Shqipërisë në rajon, defaktorizimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe për ta kthyer mbrapa si një vend autokratik.

Fuqizimin e Serbisë, fuqizimin dhe afrimin e forcave ruse në kufirin me Shqipërinë dhe me Kosovën. Për mua janë të gjitha afatgjata si strategji dhe normal që nuk mund të ishte lider i koalicionit opozitar. Do merrnim një djalë të shkolluar jashtë por të marrë peng nga qarqet anti-shqiptare. Të cilët e menaxhuan në mënyrë perfekte për të dëmtuar të gjithë demokracinë shqiptare, për të dëmtuar të gjithë të ardhmen e Shqipërisë.

Një nga problemet më të mëdhaja që ne diskutojmë sot është largimi i të rinjve. Dhe largimi i të rinjve dhe pse ikin? Jo se kanë punë më të mirë në Gjermani që punojnë atje në Mc Donalds por nuk kanë shpresë në Shqipëri. Sepse thonë edhe unë po të nis të protestoj sot do të dalë Lulzim Basha do të bëjë pazar do presë një faturë dhe do më tradhëtojë kauzën. Siç i ka tradhëtuar të gjitha kauzat. Ukraina i hapi lakrat për të gjithë. Si nuk më dëgjoi njeri kur thashë në Parlament, të paktën publikisht të gjithë jeni kundër Rusisë por asnjëri nuk është me shpirt kundër Rusisë.

Të paktën për Ramën dhe për Bashën. Sepse janë dy promotorët kryesorë të fuqizimit të ndikimit të rus në Shqipëri. Dhe të fuqizimit të ekonomisë serbe në Shqipëri. Ku sot, mos them 100% por mbi 90 % e ushqimeve bazë në Shqipëri importohen nga Serbia”, tha ajo.

Lajme26 minutes ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni4 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK